Korea e Veriut e ‘shkrep’ sërish… Japonia mbetet me ‘gisht në gojë’

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.

Raketa kaloi mbi veriun e Japonisë, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që  të strehoheshin për t’u mbrojtur.

Qeveria japoneze bëri me dije se, ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det.

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë me trajektore mbi Japoni.

Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-ën, por lëshimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh më të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoni dhe drejt ishullit amerikan të Guamit.

Qeveria japoneze njoftoi mëngjesin e të martës nëpër sistemit të alarmit J-Alert, një sistem vrojtimi i bazuar te satelitët që u lejon autoriteteve ta transmetojnë shpejt alarmin në mediat lokale.

Zyrtarët japonezë u shprehën se raketa ka rënë në Oqeanin Paqësor afro 1200 kilometra në lindje të Kepit Erimo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vlahutin: Mandati i qeverisë së re Rama – mandat për reformat

Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, e sheh...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.