Koreja e Veriut e quan “budalla” zv/Presidentin amerikan

Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut e quajti zv/Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, “budalla” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

Choe Son-hui tha se Phenjani “nuk do ta lusë SHBA-në për dialog” e as “nuk do të përpiqet ta bindë atë të ndjekë bisedimet”.

Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë për 12 qershor midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, mund të shtyhet ose të anulohet.

Phenjani tha se do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse SHBA këmbëngul që ai të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Choe Son-hui ka qenë e përfshirë në disa ndërveprime diplomatike me SHBA-në gjatë dekadës së fundit.

Në një artikull të publikuar në agjencinë verikoreane të lajmeve KCNA, ajo tha se Pence ka bërë “deklarata të shfrenuara dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshirë komentet e tij se Koreja e Veriut “mund të përfundojë si Libia”.

Kjo është referencë për ish-udhëheqësin libian, Muammar Gaddafi, i cili është pajtuar të dorëzojë armët bërthamore në vitin 2003 dhe më vonë është vrarë nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi./REL

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo

Kantautori me origjinë shqiptare, që karrierën e tij e zhvillon në Itali,...
Read More