Koreja Veriore do të detonojë bombën e re nukleare të shtunën

kim-il-sung

Koreja Veriore po përgatitet që të detonojë bombën nukleare, për të shënuar “Ditën e Diellit”.

Autoritetet urdhëruan gazetarët e huaj që të përgatiten “për ngjarjen e madhe”, ndërsa bombën nukleare e vendosën në tunelin në Punggyeri.

Tensionet në rajon janë ngritur pasi që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dërgoi marinën drejt Paqësorit perëndimor, ndërsa Koreja Veriore paralajmëroi se do të kryejë sulm nuklear “në shenjën e parë të agresionit amerikan”.

Koreja Veriore shënon ditën më të rëndësishme të kombit, të shtunën, më 15 prill, ditëlindjen e Kim Il-sung. Tash për tash nuk ka indikacione nëse kjo ngjarje është e ndërlidhur me tensionet në rajon.

Në Pjong-jang aktualisht ndodhen 200 gazetarë të huaj, për të përcjellë 105-vjetorin e “Ditës së Diellit”.

Detajet e ceremonisë ende nuk janë bërë të ditura. “Koreja Veriore po kërkon probleme. Nëse Kina vendos të na ndihmoj, kjo do të ishte super. Nëse jo, atëherë do ta zgjidhim vetë problemin”, kishte shkruar kohë më parë në Twitter presidenti amerikan Donald Trump.

Shkruar Nga
More from Revista User

Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Kureshtja rreth seksit është hap natyral për të mësuar më shumë për...
Read More