Koreja Veriore përgatitet të sulmojë Guamin?

Koreja Veriore po përgatitet të lansojë raketën e re balistike para manovrave të përbashkëta detare ndërmjet Koresë Jugore dhe SHBA-së, të cilat fillojnë këtë javë.

Sipas mediave jugkoreane, Koreja Veriore është duke përgatitur zjarrin raketor ndaj Guamit dhe po mban “gishtin në ndërprerës”.

Gazeta Dong-A ilbo shkruan, se fotografitë satelitore tregojnë transportin e raketës balistike me lanser nga hangari rreth Pjong-jangut. Uashingtoni dhe Seuli dyshojnë në përgatitjen e lansimit të projektilit, i cili mund të godasë territorin amerikan, shkruan gazeta.

Kjo mund të jetë raketa interkontinentale Hvasong-14, e cila mund të godasë Alaskën, ose Hvasong-12, me të cilën Pjong-jangu kërcënon territorin amerikan në Paqësor, Guam, por edhe raketa e re Hvasong-13, e cila mund të arrijë bregun perëndimor amerikan.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore nuk ka dashur të komentojë shkrimin e gazetës.

Ndryshe, manovrat e përbashkëta ushtarake Kore Jugore-SHBA do të mbahen nga data 16 deri 26 tetor në Detin e Japonisë dhe Detin e Verdhë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arsyet pse është më mirë të jesh single kur je 20 vjeçe

Shumica prej nesh dëshirojnë të kenë shoqëri. Ne duam të kemi dikë...
Read More