Korrupsioni në universitetet shtetërore, 45% e studentëve japin para ose dhurata për provimet

Rreth 45% e studentëve në Universitetin e Tiranës deklarojnë se, u janë kërkuar para ose dhurata nga pedagogët për të marrë provimet.

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-së, ka zhvilluar një pyetësor lidhur me problemet e korrupsionit në pesë fakultete të Universitetit të Tiranës, prej të cilit ka rezultuar se dy format më të përhapura janë ndërhyrja dhe rryshfeti.

Vjosana Neziri: “Në pjesën më të madhe kërkohen para apo të holla, kjo në masën 45%. Është përmendur gjithashtu dhënia e një dhurate apo kërkesa për favore. Forma më e përmendur nga studentët është ndërhyrja nga të tretët, qofshin këta familjarë apo të afërm. Në vend të dytë ata rendisin mënyrën e rryshfetit dhe në vend të tretë format përmes punonjësve të tjerë të administrastës apo sekretaritë mësimore”.

Përveç korrupsionit,të rinjtë kanë ngritur shqetësimin edhe për qeveritë studentore, që sipas tyre në të shumtën e rasteve janë organizime fantazëm.

Fjoralba Caka: “Studentët na informuan që kishte shumë kohë që nuk bëheshin zgjedhje për qeveritë studentore. Ata shpesh herë ankoheshin që qeveritë studentore këtu janë fantazma dhe nuk ka zgjedhje periodike. Për këtë arsye i kemi dërguar një letër rektorit për zvhillimin sa më parë të zgjedhjeve studentore”.

Studentët ndërsa kanë pohuar se cilat janë problemet me korrupsionin në fakultete, nga ana tjetër ata kanë pranuar edhe gabimet më të shpeshta të tyre, siç janë rëndom kopjet në provime apo qarkullimi i diplomave.
SHPËRNDAJE NË :

Shkruar Nga
More from Revista User

Mogherini: Qëndrimi i Assadit në pushtet, joreal

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini...
Read More