KPK: Më 8 qershor, seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në datë 8 qershor një seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, raporton ABC News.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë, integritetit dhe aftësive të tij profesionale, Komisioni pritet të përballet edhe me gjyqtarin Dedja ku të dëgjojë edhe pretendimet e tij.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast do të përbëhet nga treshja Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari janë dy anëtarët e mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që ende nuk i janë nënshtruar procesit të Vetingut.

Nga 4 anëtarët e tjerë të kësaj gjykate, vetëm Vitore Tusha e ka kaluar vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Ndërsa Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Altina Xhoxhaj janë shkarkuar nga Komisioni.

Në këto kushte Gjykata Kushtetuese është tërësisht e paralizuar.