KQZ rrëzon PDIU-në, Doda: Nuk na janë llogaritur mijëra vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar për qarkun e Tiranës, duke mos miratuar kërkesën e PDIU për të shtyrë shqyrtimin e rezultatit.

Me këtë vendim të KQZ, PDIU nuk ka mundur që të fusë në parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.

PDIU kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të rezultatit të Tiranës me 48 orë, por kërkesa u rrëzua me votat e PS dhe të kryetarit Klement Zguri, ndërsa pro votuan përfaqësuesit e LSI dhe 2 anëtarë të PD. 

PDIU kërkonte rinumërim në disa qendra votimi, ku ata pretentojnë se kanë vota të mjaftueshme për të nxjerrë mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të diskutimeve, KQZ e ka rrëzuar këtë pretendim dhe kërkesën e PDIU-së, duke lënë jashtë parlamentit të ri Idrizin.

Në fillim të kësaj mbledhje, Mesila Doda, ka kërkuar me faktet e saja mandati e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës.

Ajo deklaroi në mbledhjen e KQZ-së, se ky institucion duhet të administrojë çdo provë të materialeve zgjedhore.

Doda u shfaq e sigurt, se janë 50 mijë vota të pallogaritura për PDIU.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Ndërkaq në fund KQZ-ja ka miratuar edhe tabelat përfundimtare të mandateve të deputetëve për Tiranën.

Kështu PS do të ketë 18 deputetë, PD 11 deputetë dhe LSI-ja, 5 deputetë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Debat dhe tension në sallë, Tahiri u kërkon llogari prokurorëve

Pasi ka përfunduar radha e prokurorëve, ka nisur radha e mbrojtjes në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.