Kredia për të vetëpunësuarit – Regjistrohet në rritje me 28% gjatë këtij viti

Kredia për të vetëpunësuarit ka arritur në 3.2 miliardë lekë gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kredia për të vetëpunësuarit është në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, duke ndjekur tendencën e përgjithshme të kreditimit të individëve.

Në fund të muajit shtator, totali i kredisë për të vetëpunëusarit rezultonte në rritje me 28% që nga fillimi i vitit. Ndonëse ka një peshë modeste kundrejt kreditimit të ekonomisë, me 0.6% të portofolit total, kredia për të vetëpunësuarit është ndër segmentet me rritjen më të shpejt për këtë vit.

Kjo tendencë pasqyron interesin në rritje të bankave për të kredituar individët dhe segmentin e shitjeve me pakicë në tërësi. Presioni më i lartë për formalizim nga administrata shtetërore në vitet e fundit, gjithashtu, është një faktor që iu jep të vetëpunësuarve një akses më të lartë në kreditim.

Vetë rritja e numrit të të vetëpunësuarve në vitet e fundit ka zgjeruar bazën e tregut. Pas rritjes së tatimit mbi të ardhurat personale, shumë individë, kryesisht profesionistë shërbimesh, shkëputën formalisht marrëdhëniet e punës dhe u regjistruan si të vetëpunësuar.

Ky kontingjent ka rritur kërkesën dhe rrjedhimisht kreditimin në kategorinë e të vetëpunësuarve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koreja Veriore përgatitet të sulmojë Guamin?

Koreja Veriore po përgatitet të lansojë raketën e re balistike para manovrave...
Read More