Kremlini kërkon tërheqje të komenteve të Fox News për Putin

Russian President Vladimir Putin speaks during a news conference after a meeting with his Moldovan counterpart Igor Dodon at the Kremlin in Moscow, Russia, January 17, 2017. REUTERS/Sergei Ilnitsky/Pool

Kremlini deklaroi të hënën se kërkonte që Fox News të kërkojë ndjesë për komentet “e paparanueshme” të një prej prezantuesve të tij për presidentin Vladimir Putin gjatë një interviste me presidentin Donald Trump.

Gazetari i Fox News, Bill O’Reilly iu referua presidentit rus Putin si “vrasës” gjatë intervistës me Trump teksa përpiqej të zbulonte nga presidenti se përse ai respektonte homologun rus.

“Ne i konsiderojmë fjalë të tilla nga televizioni amerikan Fox TV ofenduese dhe të papranueshme, dhe do të preferonim të kishin një kërkesë ndjesë nga kompania,” tha zëdhënësi Dmitry Peskov në një konferencë shtypi.

Fox News dhe gazetari i saj O’Reilly nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtria merr kontrollin e pushtetit në Zimbave

Ushtria ka marrë kontrollin në Zimbabve, por raportohet se presidenti Robert Mugabe,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.