Krerët evropianë përshëndesin Macron për kryesimin në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze



emmanuel-macron

Disa zyrtarë evropianë, përfshirë dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndetën dje në mbrëmje kandidatin e qendrës dhe pro-evropianin, Emmanuel Macron, i cili kryesoi në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe favorit për turin e dytë më 7 maj.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, Jean-Claude Juncker përshëndeti Emmanuel Macron për rezultatin në turin e parë të zgjedhjeve dhe i uroi suksese për vazhdimin e tij. Gjatë turin të dytë, kandidati i qendrës do të përballen me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila kërkon që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian.

Qeveria gjermane e Angela Merkel njoftoi dje në mbrëmje mbështetjen për kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, i cili do të përballet më 7 maj nëë turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

“Është mirë që Emmanuel Macron pati sukses me qëndrimin e tij për një BE më të fortë, një ekonomi sociale tregu. Suksese për javët e ardhshme”, theksoi Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares konservatore, në rrjetin social Twitter.

“Të shohësh flamujt e Francës dhe të Bashkimit Evropian, përshëndes rezultatin e Emmanuel Macron, është shpresa dhe e ardhmja e gjeneratës tonë”, nënvizoi në rrjetin social Twitter shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Patriot dhe evropian, besoj më 7 maj tek Emmanuel Macron. Franca duhet të qendrojë evropiane!”, thekson Michel Barnier, kryenegociatori i Brexit për BE-në.

NË përfundim të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, Emmanuel Macron kryesoi me 23,55 për qind të votave ndaj Marine Le Pen kredituar me 22,32 për qind ë votave, sipas rezultateve të pjesshme. Sondazhet e nxjerrin fitues në turin e dytë të zgjedhjeve.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Britania fajëson Phenianin për sulmin kibernetik në maj

Ministri britanik për Sigurinë Ben Wallace tha të premten se vendi i...
Read More