Kreu i bashkise së Pukës, në natën e nderrimit të viteve me të semurët në Spital

I konsideruar si kryebashkiaku më i pasur i Shqipërisë, kreu i Bashkise së Pukës, z.Gjon Gjonaj zgjodhi qe naten e nderrimit të viteve ta kalonte me pacientet e shtruar në mjediset e spitalit të qytetit të Pukës.
Gjonaj teksa është ndaluar fillimisht në repartin e Pediatrise, për pacientet e vegjes veq embelsires se festes, frutave dhe pijeve ka shpërndar dhe lodra për fëmijët e shtruar atje.

“Uroj shumë që viti 2018 të sjell për ju të gjithë shëndët dhe të mira në mënyrë që të rriteni të lumtur” uroj kryebashkiaku fëmijët e sëmur teksa ju dhuronte lodra.

Kryu I bashkisë së qyteti verior ka ndaluar në çdo dhomë ku kishte pacient, teksa krahas dhuratave ka shkëmbyer dhe urime teksa u interesua dhe për kushtet në spitalin e Pukës.

Me tej z.Gjonaj ka përcjell dhe një mesazh urimi nga mjediset e spitalit “Elez Selimi” të qytetit verior.

“Kjo që zgjodha të bëj sonte është më e pakta që mund të bëjmë për ata të cilët sonte nuk jan bashkë me familjet për shkaqe shëndetësore. Uroj dhe lutem që të gjithë të sëmurët të gjejnë shërim. Një falenderim kam dhe për stafin mjeksor I cili gjendet në krye të detyrës në shërbim të pacientve të tyre, dhe meqë jemi në mjediset e spitalit nuk mund të lë pa përshëndetur dhe ministren e shëndetësisë për mbështetjen e vazhdueshme në ndihmë të spitalit të Pukës I cili deri pak vite më parë shkonte vetëm në degradim”

Krahas pacienteve, kryebashkiaku shperndau dhurata dhe për stafin mjeksor, teksa I falenderoj që në përmbushje të misionit të tyre po sakrifikonin naten e nderrimit të viteve me familjet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, e diel 11 Shkurt 2018

Dashi Në dashuri po afron një fazë pozitive e cila përfshin çiftet,...
Read More