Kreu i Emergjencave, Premçi: Ikni vetë nga shtëpitë, do përmbyteni njësoj si 2 vite më parë

“Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat”. Me këtë thirrje kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premci u është drejtuar banorëve që janë prekur njëherë nga përmbytjet, për të marrë masat e të evitojnë çdo lloj problemi për sigurinë e tyre.

Në një lidhje telefonike Premçi ka dhënë informacion për situatën e fundit të krijuar nga përmbytjet dhe për zonat që janë në rrezik ndërkohë.

Duke iu referuar të dhënave të fundit për parashikimin e motit, ai bën me dije se disa nga lumenjtë në vend si pasojë e prurjeve të mëdha pritet të dalin nga shtrati, duke krijuar problem jo vetëm për qarkullimin, por edhe për përmbytjen e zonave që janë afër tyre.

“Situata ka qenë më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese”- tha ai.

Sipas tij, pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015.

“Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat”- tha ai për “News 24”

Shkruar Nga
More from Revista User

Rritet presioni kundër referendumit kurd

Është rritur presioni mbi udhëheqësit kurdë në veri të Irakut, të cilët...
Read More