Kreu i SHISH: Pajisja e përgjimit nuk u deklarua



Visho AjaziKreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika deklaroi në Komisionin e Sigurisë se ata kanë marrë informacion për një pajisje përgjimi që ka hyrë në Shqipëri.

Ai tha se SHISH ishte i shqetësuar pasi pajisja IMCI Catcher nuk u deklarua.

Sipas tij, pajisja ka hyrë në Shqipëri para dy muajsh.

“Pajisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi. Pajisja e përgjimit nuk u deklarua. Informova prokurorinë për pajisjen IMCI Catcher. Nuk kemi asnjë informacion se kush dhe pse është përgjuar pasi nuk është në tagrin tonë. Dinim që pajisja ndodhej në Vlorë dhe përdorej për trajnim,” tha Ajazi Lika.

I pyetur se si ia ka komunikuar këtë problem kryeprokurorit, Ajazi tha: “Me Prokurorin e Përgjithshëm kam folur gojarisht”.

“I vetmi drejtues i informuar nga ne është Prokurori i Përgjithshëm. Më pas më ka thirrur Presidenti i Republikës për këtë informacion.

Nuk kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm pasi detyrimi im ligjor është që të kontaktoj vetëm me kryeprokurorin”.

“Nuk shikoj asnjë problem për përdorimin e pajisjes, sa kohë është në shërbim të ligjit.

Sa i takon kapacitetit, nuk kemi asnjë informacion pasi as unë dhe as të tjerët nuk e kemi parë.

Pajisje të tilla janë shumë të fuqishme, por varet nga konfiguracioni,” tha kreu i SHISH.

I pyetur se përse nuk e ka informuar kryeministrin për këtë çështje pasi e ka detyrim ligjor, Ajazi Lika tha: “Duke informuar Prokurorin e Përgjithshëm, personin përgjegjës për përgjimet, e kam kryer detyrën”.

“Ai ishte informacion i pakonfirmuar. Unë e kam detyrim ligjor të informoj kryeministrin për çështje të konfirmuara”.

Ajazi Lika tha se i takon prokurorisë që të përcaktojë nëse pajisja ka hyrë në mënyrë klandestine.

Më pas, deputeti socialist, Paulin Sterkaj e kritikoi ashpër kreun e SHISH për mungesën e informimit të kryeministrit.

Ai tha se SHISH nuk duhet të konfirmojë gojarisht.

“Ne nuk kishim informacion me shkrim, por me gojë ndaj e ndava gojarisht me Llallën. Kjo është një metodë pune e shumëpërdorur në mbarë botën dhe ju zoti Sterkaj e dini se keni qenë në shërbimet sekrete. Nuk e informova me shkrim pasi nuk e kam marrë me shkrim dhe kam ruajtur diskrecionin”.

Edhe deputetët e tjerë socialistë në komision thanë se është e papranueshme që kreu i SHISH nuk informon kryeministrin, prej edhe nga varet.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja akuzat ndaj Xhelilit! Je Suis Shukri: Fotoja që po thyen rrjetin

Ndërkohë që Prokuroria thotë se ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do të...
Read More