Krijimi i Shqipërisë në karikaturat austriake

Revista Mapo

Krijimi i shtetit shqiptar ka pasur një vend të veçantë në mediat vieneze.

Revista me ilustrime si “Wiener Caricaturen” apo “Kikeriki” në vitet 1910-1914 e paraqesin atë kryesisht si kokëçarjen e re të Europës.

Një prej karikaturave tregon një grua (Europa) me një fëmijë për të ushqyer: “Merak i vonë, Evropa duhet të ushqejë një tjetër fëmijë…”, shkruhet në shpjegimin për të.

Një tjetër edhe më ironike tregon se pas caktimit të kufijve Austro-Hungaria mbeti e pakënaqur me produktin.

Në karikaturë shfaqet Leopold Graf Berchtold, një prej mbrojtësve të Shqipërisë dhe që shpesh thërritej si babai i saj, por ai nuk duket i kënaqur me “Shqipërinë Londineze”.

Në karikaturë ai i thotë një gruaje me kostum shqiptar që mban një foshnje me emrin Shqipëri pak a shumë: “E dashura ime, unë nuk kam dorë, italiani e ka bërë këtë”. Nëna: “Po, ashtu më ngjan edhe mua”.

Një karikaturë e tretë e po këtij cikli tregon princin të cilit iu dha froni i Shqipërisë, në një klasë me shqiptarë të armatosur dhe grindavecë.

Karikatura të tjera trajtojnë ndarjen mes Esad Toptanit dhe Vilhelm Vied.

Karikaturat po ashtu tregojnë për rrëmujën politike në vend, ata që ende ishin të lidhur me Turqinë, pro perëndimorët e të tjera.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E megjithatë, beteja brenda PD është pozitive, dikush duhet të qëndrojë dhe dikush të ikë

Nga Ervis Iljazaj Beteja brenda Partisë Demokratike ka marrë më shumë vëmendje...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *