Krim i dyfishtë në Durrës, nipi vret gjyshen pastaj qëllon veten, ja dyshimet e policisë



2734160

Një krim i dyfishtë ka tronditur Durrësin ditën e djeshme, pasi një 25-vjeçar ka vrarë gjyshen me armë zjarr dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa dyshohet se Ersid Curri ka vrarë fillimisht gjyshen e tij Hurma Curri dhe me pas ka qëlluar vetën me një plumb në gojë.

Policia është njoftuar për të shtëna me armë në banesën e familjes Curri nga banorët e lagjes. Në kohën kur blutë kanë thyer derën kanë parë 80-vjeçaren të qëlluar disa herë me plumba kallashnikovi dhe disa metra me larg është gjetur edhe trupi 25-vjeçarit Ersid Curri i vetëvrarë.

Sipas burimeve nga policia e Durrësit, pranë 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri automatike e tipit kallashnikov. Banesa e viktimave u gjet e mbyllur nga brenda. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur, model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë së fishekut në armën e zjarrit automatike.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proceduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes , këqyrja e kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij,

Hurme Çurri dhe me pas është vetvrarë me armën e zjarrit automatike. Dyshohet se i riu po kalonte një periudhë depresioni, pasi nëna e tij jetonte në Itali, ndërsa 7 vite më parë vëllai i tij, Mario Curri do të ekzekutohej me një plumb në kokë, ndërkohë që 6 muaj më pas do të vritej edhe babai i tij, në një atentat ku mbetën të vrarë edhe 2 shtetas të tjerë. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, 25-vjeçari Curri kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Në kohën kur ai ishte 14 vjeç në zonën e plazhit në Durrës kishte vrarë një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në një lokal të muzikës tallava pas një konflikti mes adoleshenteve. Për këtë ngjarje ai u dënua me 10 vite burg dhe u lirua një vit më parë.

Do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë edhe shkaqet përfundimtare të krimit të dyfishtë, pasi policia nuk ka përjashtuar edhe pistën e ndonjë vrasje të mundshme dhe për këtë vazhdojnë ende hetimet.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Tirana në errësirë, ja zonat që do mbeten pa drita gjatë ditës

Nesër disa zona në kryeqytet do jenë pa energji, ndaj merrni masa....
Read More