Krimi pas sherrit në Facebook për një vajzë, adoleshenti dënohet me 12 vite burg

fabian-muccollari

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg 17-vjeçarin Fabian Muçollari i cili në shtator të vitit të kaluar vrau bashkëmoshatarin e tij në Pogradec.

Motivi i këtij krimi të rëndë u bë një sherr në facebook mes dy të rinjve për shkak të një vajze. Muçollari e qëlloi Hilën në një pikë bastesh me breshëri kallashnikovi në qendër të qytetit e Pogradecit.

Autori i krimit përfitoi uljen e dënimit me një të tretën, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar. Sipas hetimeve të prokurorisë dy të rinjtë kanë shkëmbyer fyerje në facebook.

Më pas Fabian Muçollari ka marrë një kallashnikov dhe ka shkuar në pikën e basteve ku qëndronte objektivi i tij.

Ai ka qëlluar në drejtim të Fabio Hilës me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Edhe në gjykatë , edhe para prokurorit ai pranoi autorësinë e krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohen 4 persona në Elbasan për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

Lulzim Kulla, i sulmuari me tritol në Shkodër Katër persona janë arrestuar...
Read More