Krimi/ Shkodër, ish-komandoja autori i plagosjes së 21-vjeçarit

Policia është ende në kërkim të Admir Dekovit, 35 -vjeçarit që qëlloi me plumb në kokë Edmir Nilajn, 21 vjeç, pas një sherri në një lokal nate.

Dekovi (në foto) punonte si truprojë në lokalin ku ndodhi ngjarja. Por më parë ai ka qenë pjesë e repartit Komando, forcës speciale të ushtrisë shqiptare.

Në llogarinë e tij në facebook janë disa foto të kohës kur ai shërbente në ushtri. Mban armë të ndryshme, automatik dhe pistoletë.

Policia zbuloi se ngjarja ka ndodhur për një celular të humbur të 21-vjeçarit.

Sherri ka nisur mes të plagosurit dhe disa personave që ishin në një tavolinë ngjitur me të dhe më pas është përfshirë edhe ish-komando.

Më pas ata kanë dalë jashtë lokalit ku Dekovi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Policia ka kontrolluar banesat e disa të afërmve të tij dhe ka komunikuar me familjarët që ta bindin të dorëzohet.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shpallen fituesit e raundit të parë nga universitetet private, UET më i zgjedhuri

Ministria e Arsimit ka përcjellë javën që shkoi pranë çdo universiteti publik...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.