Krisje në akullnajën Larsen C/ Pritet formimi i ajsbergut më të madh në botë

larsen-c

Instituti Britanik i Vëzhgimit të Antarktidës ka filmuar pamje të një krisje 175 km e gjatë e cila është krijuar në akullnajën Larsen C, që gjendet në pjesën lindore të Gadishullit të Antarktidës, raporton BBC. Ka shumë të ngjarë që kjo krisje të krijojë një ajsberg gjigand.

Nëse krisja do të përhapet edhe 20 km më shumë, atëherë një bllok akulli me sipërfaqen e Uellsit, do të shkëputet për të lundruar në det.

Së fundmi studiuesit kanë fluturuar përgjatë krisjes në akullnajë, ku në disa raste kap një gjerësi 400 deri në 500 metra, për të vëzhguar gjendjen. Shkencëtarët xhiruan pamjet filmike, ndërsa po mblidhnin instrumentet matëse në ishin vendosur në akullnajë.

Mospasja e një garancie për qëndrueshmërinë e zonës do të thotë së shkencëtarët nuk mund të ngrinë një kamp studimor në këtë zonë. Për rrjedhojë ata kryejnë ekspedita të shkurtra në afërsi të kësaj zone.
Askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të krijohet ajsbergu, por nëse ndodh, do të jetë më i madhi i të gjitha kohërave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusia kërcënon Evropën me raketën e frikshme

Rusia ka prezantuar një raketë e cila është në gjendje të mbërrijë...
Read More