Kriza e emigrantëve, Italia kërcënon të mbyllë portet

Italia ka kërcënuar se do të ndalojë anijet e vendeve të tjera që të zbarkojnë emigrantë në portet e saj. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, besohet se rreth 10 000 njerëz kanë tentuar të shkojnë në Europë nga Afrika e Veriut.

Ndërkohë më herët, kryeministri italian Paolo Gentioloni tha se vendet e tjera europianë kanë kthyer kokën në krahun tjetër duke braktisur Italinë.

Sipas mediave vendase, në Itali, gjatë këtij viti kanë mbërritur më shumë se 73 000 emigrantë, një rritje prej 14% nga e njëjta periudhë e një vitit më parë.

Roja Bregdetare italiane udhëheq operacionet e shpëtimit, por shumica e anijeve në Mesdhe drejtohen nga organizata jo qeveritare dhe i përkasin vende të tjera, përfshirë vende të BE-së si Gjermania dhe Malta.

Duke u bazuar në burime brenda qeverisë Italiane, “Reuters” thotë se ideja që të mos lejohen anijet humanitare të vendeve të tjera të kthehen në portet italiane është diskutuar.

Sipas burimit të “Reuters”, Italia ka mbërritur në pikën e ngopjes dhe nuk mund të pranojë më emigrantë.

Ligjërisht, nuk është e qartë nëse Italia mund ta bëjë këtë, pasi rregullat për zbarkimin e emigrantëve përcaktohen nga ligji ndërkombëtar.

Ndërkohë komisioneri europian për emigrimin Dimitri Avramopulos tha se Italia ka të drejtë për gjenden e vështirë dhe i bëri thirrje Europës që të reagojë, edhe me ndihma financiare, por fjalët e tij mbetën në nxitje, pa premtime serioze për Italinë e braktisur nga Bashkimi Europian.

Shkruar Nga
More from Revista User

FBI nxjerr të pafajshme Klinton për emaile-t private, reagon Trump…

Pasi Byroja Federale e Hetimit shfajësoi për të dytën herë rivalen e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.