Kriza e Gjirit po prek luftën antixhihadiste

Shefi i diplomacisë së Katarit theksoi se embargoja e dekretuar në qershor nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj kishte prekur luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), në një intervistë të publikuar sot nga televizioni CNBC.

“Absolutisht që po”, deklaroi sheiku Mohamed Abderrahmane Al Thani, i cili ka akuzuar sërish vendet arabe se kishin thyer marrëdhëniet mes tyre dhe imponuar një bllokim kundër Katarit për të shkaktuar një ndryshim të regjimit në Doha.

Ministri vlerësoi se mbyllja e kufijve tokësorë, ajrorë dhe detarë kishte prekur operacionet ndërkombëtare kundër ISIS-it në Siri dhe në Irak që prej fillimit të bllokimit të shpallur më 5 qershor nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti.

Ai shpjegoi se 90 për qind e importeve të Katarit, kryesisht në medikamente dhe ushqime, vinin nga kufiri tokësor me Arabinë Saudite dhe se një pjesë shkonte në bazën Al Udeid, ku qëndrojnë 11000 ushtarë amerikanë dhe që është qendra e komandës së operacioneve ajrore të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Në muajin qershor Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha lidhjet e tyre me Katarin, duke e akuzuar se mbështet grupet ekstremiste dhe se është afruar me Iranin.

Akuza këto që Doha i ka kundërshtuar dhe duke e quajtur këtë një përpjekje për të bllokuar politikën e saj të jashtme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tom Cruise xhiron “Mission Impossible 6” në Paris

Tom Cruise po xhiron skenat e filmit “Mission Impossible 6” në kryeqytetin...
Read More