“Kriza financiare po vjen. Në 2018 do t’i ngjajmë frikshëm Greqisë”

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, ekonomisti Dritan Shano ka bërë një analizë të buxhetit të vitit 2018 në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Shano tha se në buxhetin e këtij viti do të ketë investim të infrastrukturës rrugore për përfundimin e investimeve të tërhequra zvarrë prej katër vitesh.

Ai u shpreh se investimi 1 mln euro në ekonomi do ta çojë borxhin në 90% dhe se kështu do t’i fillojmë t’i ngjajmë frikshëm Greqisë.

Një taksë e cila do t’i rëndojë shumë xhepit të shqiptarëve sipas tij, do të jetë taksa e pronës.

“Në buxhet thuhet se do ketë investim të infrastrukturës rrugore, për ato investime të tërhequra zvarrë prej katër vitesh, se kështu po ndihmohet ekonomia. 42% rritje është mjaftueshëm dhe është për t’u përshëndetur, por njerëzit duan paratë në xhepin e tyre. Borxhi publik në Shqipëri është mbi 80%. Kjo qeveri ka detyrime të prapambetura. Ne fillojmë t’i ngjajmë frikshëm Greqisë. Investimi 1 mln euro në ekonomi, e çon borxhin në 90%.
Sistemi i taksave është indiferent për biznesin. Shqipëria ka një boshllëk që duhet ta mbushi, ne jemi vend me taksa të larta. Ne duhet të afrohemi tek taksa e sheshtë, duhet të reduktojmë barrën e sistemit të taksave që të jemi më mirë se Maqedonia dhe Mali i Zi. Duhet të bëhemi konkurrues me rajonin.
Me tërheqjen e përjashtimit të biznesit të vogël nga sistemi i TVSH-së. Krimi më i madh i xhepave tona është taksa e pronës”, u shpreh Dritan Shano

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekreti i dashurisë së nënës, bën ato të mbrojnë fëmijët e tyre!

Kur fëmijët janë në një rrezik, nënat janë të gatshme të sakrifikojnë...
Read More