Kriza humanitare në Gaza, nuk ka ilaçe dhe energji elektrike në spitale



Kryetari i komitetit palestinez për luftë kundër okupimit, Jemal el-Hudari, tha se situata në të gjitha sektorët në Gaza është aq e përkeqësuar, saqë është vështirë të përmirësohet

Komiteti palestinez për luftë kundër okupimit, gjendjen humanitare në Gaza e cilësoi si katastrofike.

Kryetari i komitetit, Jemal el-Hudari, tha se situata në të gjitha sektorët në Gaza është aq e përkeqësuar, saqë është vështirë të përmirësohet.

“Veçmas në sektorin mjekësor kemi mungesë të barnave. Të sëmurët nuk kanë mundësi udhëtimi për kurim”, sqaroi Hudari.

Ai theksoi se spitalet, fabrikat dhe shtëpitë në Gaza nuk kanë energji elektrike dhe asnjë institucion nuk mund të punojë punën e vet. “Situata e tillë është madhe dhe sektorët në Gazë i ka sjellë në krizë të thellë”, shtoi Hudari.

Izraeli nga viti 2006, kur Hamasi fitoi në zgjedhje, mban Gazën në bllokadë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Turqi – Shtohen sërish turistët

Megjithë krizat numri i turistëve në Turqi po shënon sërish ngritje. Por...
Read More