Krizë në familjen mbretërore, shkak princesha e re

Në nëntorin e vitit 2010, një pjesëtare e re do t’i bashkëngjitej familjes mbretërore britanike duke u shndërruar më pas në një ndër personazhet më simpatikë të saj, aq sa shpeshherë të konsiderohet edhe si një zëvendësuese e denjë e Princeshës së Popullit, të ndjerës Lady Diana.

2-1

Picture 1 of 7

E ndërsa kanë kaluar 7 vite nga fejesa e Kate dhe William, një bashkim i ri zemrash ka sjell lumturi në familjen mbretërore. Princi Harry dhe aktorja kaliforniane shpallën para disa ditësh zyrtarisht fejesën, një lajm i cili u mirëprit nga e gjitha familja, sidomos nga mbretëresha Elizabeta e cila ndryshe si kurrë më parë ka thyer protokollin mbretëror.

Ajo ka ftuar Meghan të kalojë Krishtlindjet në rezidencën e tyre në Sandringham. Një ceremoni që mbretëresha i kushton një rëndësi të veçantë pasi është ndër të paktat momente për të kaluar kohë bashkë me gjithë familjen larg vëmendjes së medieve dhe angazhimeve protokollare. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kate, e cila nuk u ftua në këtë ceremoni gjatë fejesës së saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta merrni veten pas ndarjes

Keni filluar të hani dyfish më shumë se ç’hani zakonisht, tërë ditën...
Read More