Kryebashkiaku i Dibrës, pas emërimit në punë, i kërkon seks 20-vjeçares



ShukriShfaqet në televizionin Ora News video-skandali me Kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Pas emërimit në punë, kryebashkiaku i kërkon favore seksuale vajzës së re. Biseda e plotë mes Xhelilit dhe vajzës që u detyrua të shkonte në një hotel në Tiranë.

Emisioni “Të Paekspozuarit” bën publike një video-skandal, ku kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Pak muaj më parë, një vajzë 20-vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë. Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera, të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo iu bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bien pre e personave të tillë. Pas publikimit të video-skandalit, në studion e “Të Paekspozuarit” ishin të ftuar për të diskutuar Fatos Lubonja, Andi Bushati, Iris Luarasi, Dritan Hila dhe Igli Totozani.

  1. Transkripti i videos, denoncimi

Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë te bashkia.

Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin te bashkia?

Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë, ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

Gazetari: Po ti sa vjeç je?

Denoncuesja: 20.

Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme.

Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

Gazetari: Në çfarë vendesh?

Denoncuesja: Në hotel.

Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

Denoncuesja: E largova.

Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt.

Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?

Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.

Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera, të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo iu bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

Gazetari: Pse këmbënguli me ju?

Denoncuesja: Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëra.

Gazetari: E bën vazhdimisht këtë gjë?

Denoncuesja: E bën.

Gazetari: Ju tregonte për të tjera raste?

Denoncuesja: Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar te diçka tjetër.

Gazetari: Vartëse të veta?

Denoncuesja: Po.

Gazetari: Dhe ato e kishin pranuar?

Denoncuesja: Po.

Gazetari: Keni frikë që e bëni këtë denoncim?

Denoncuesja: Jo.

Gazetari: Do bësh denoncim në polici?

Denoncuesja: Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.

Denoncuesja vendos të filmojë takimet e saj me kryetarin e bashkisë, duke dokumentuar një fenomen që ndodh rëndom në administratën publike, premtimin e vendeve të punës në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ajo ka filmuar dy takime. I pari, te zyra ky kryetari firmos dokumentin që e takon dhe takimi i dytë, ai kur shkoi në hotel.

Gazetari: Cili ishte personi?

Denoncuesja: Shukri Xhelili, kryetari i bashkisë Dibër.

  1. Biseda në zyrën e kryetarit

Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën? -Afrohu, kështu e ke emrin ti?

Denoncuesja: – Po.

Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?

Denoncuesja: – Jo.

Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?

Denoncuesja: Po.

Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.

Denoncuesja: – Si është orari?

Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.

Denoncuesja: Dhe sa është rroga?

Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave

Denoncuesja: Sa mund të jetë për shembull?

Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?

Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?

Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.

Denoncuesja: Prit, prit njëherë.

Kryetari i Bashkisë: Ça ke?

Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?

Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.

Denoncuesja: Hë?

Denoncuesja: Punë e thjeshtë është.

Kryetari i Bashkisë: Puna jote e di ça do jetë? Unë du me hap një galeri artesh figurative kshu, aty brenda territorit të pallatit, ku ka qenë si lokal.

Denoncuesja: Po po.

Kryetari i Bashkisë: Më prapa do e hapim dhe do e kesh ti. Do rrish aty kur të vinë vizitorë për të parë pikturat që do reklamojmë ne. Dhe ke ca pajisje, se ç’kanë aty në ngarkim ca gjëra tek magazina.

Denoncuesja: Po këtu te …, ka qenë kush…

Kryetari i Bashkisë: Ka qenë…

Denoncuesja: Kush ka qenë?

Kryetari i Bashkisë: E kam pas shkurtu si vend pune e nuk punon kush. Se nuk e kisha të nevojshme, por e shtova prapë veç për ty.

Denoncuesja: D.m.th. kur duhet të shkoj?

Kryetari i Bashkisë: A ndjehesh e vlerësuar më së miri?

Denoncuesja: Jo, mirë.

Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë, jo mirë, më dëgjo mua.

Denoncuesja: Nuk e di, ta shofim.

Kryetari i Bashkisë: Nëse nuk të pëlqen, kur të kemi mundësi tjetër të lëvizim, se me lëviz është kollaj. Me u fut njëherë në punë se… ku dimë ça variantesh na dalin, në qoftë se na del ndonjë variant ku të jetë më i mirë dhe të pëlqen ty, ok pasandaj, shko te ai. Si thua? S’po më dukesh shumë …

Denoncuesja: Jo, mirë, më pëlqen.

Kryetari i Bashkisë: Se si më dukesh? Do dalim sonte?

Denoncuesja: Hë?

Kryetari i Bashkisë: A do dalim sonte?

Denoncuesja: E firmose?

Kryetari i Bashkisë: Patjetër, janë katër kopje. Një shkon te financa

Denoncuesja: Një do e marr unë.

Kryetari i Bashkisë: Një do e marrësh ti t’ia japësh drejtorit

Denoncuesja: A është drejtori atje apo jo?

Kryetari i Bashkisë: Atje moj është. … t’i them unë të presë aty…

Denoncuesja: Ma jep njërën mua.

Kryetari i Bashkisë: Ta vulosë dhe t’i vëmë numrin e protokollit dhe datën.

Kryetari i Bashkisë: Prit të shof pak këtu.

Kryetari i Bashkisë: …Do dalim të hënën?

Kryetari i Bashkisë: Pse jo sot? Sot të pres

Denoncuesja: 2-3 ditë… nja dy ditë.

Kryetari i Bashkisë: Të lutem… Ka ndonjë arsye?

Denoncuesja: Po

Kryetari i Bashkisë: Më thuaj çfarë… Hë mo thuje…

Denoncuesja: Po duhet me shku në fshat.

Kryetari i Bashkisë: Kur?

Denoncuesja: Nuk e di, ndoshta sot, ndoshta nesër.

Kryetari i Bashkisë: Ku në fshat?

Kryetari i Bashkisë: …

Kryetari i Bashkisë: Për të hënë e kishim lënë llafin.

Denoncuesja: Po… por të hënën… nuk është se ta mohova.

Kryetari i Bashkisë: Edhe tashti je mosbesuese?

Denoncuesja: Jo nuk jam.

Kryetari i Bashkisë: Nuk të duket reale?

Denoncuesja: Reale më duket.

Kryetari i Bashkisë: Po ça ke?

Denoncuesja: Nuk e di kur shkoj andej.

Kryetari i Bashkisë: Po, po nuk shkove sot, mund të dalim.

Denoncuesja: Do shoh.

Kryetari i Bashkisë: Mos më rrej

Denoncuesja: Pse duhet të të rrej? Për ç’arsye?

Kryetari i Bashkisë: S’e di, ti e di.

Denoncuesja: Për shembull po të të rreja, nuk do të thoja të hënën.

Kryetari i Bashkisë: Unë jam mendje mashkull, nuk jam mendje femër. Isha përgatit për sot me thënë të drejtën se kështu e lamë. Isha mpreh… një farë padurimi. S’kam bërë gjë deri tani…

Denoncuesja: Do bësh…

Kryetari i Bashkisë: Do bëj

Denoncuesja: Ashtu hë… mirë…

Kryetari i Bashkisë: Si flas me ty, nuk flas me dikë tjetër

Denoncuesja: Pse më shef?

Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen.

Denoncuesja: Ça të pëlqen?

Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot.

Denoncuesja: Vetëm sot ë?

Kryetari i Bashkisë: Shpirti…

Denoncuesja: Urdhëro.

Kryetari i Bashkisë: Rrushi…

Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin

Kryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj.

Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça d.m.th. me këtë?

Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.

Denoncuesja: D.m.th., nuk kishe shku me atë gjasme?

Kryetari i Bashkisë: Hë?

Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?

Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.

Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?

Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush

Denoncuesja: Me kë shoqe.

Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.

Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë

Denoncuesja: Po ku shkojshit?

Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë

Denoncuesja: E ça bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim

Denoncuesja: Qeke kënaq.

Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?

Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka.

Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…

Denoncuesja: S’kam pas mundësi.

Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…

Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?

Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.

Denoncuesja: Mirë mirë.

Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt.

Denoncuesja: Që nuk tregohen.

Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?

Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.

Kryetari i Bashkisë: Nipin?

Denoncuesja: Nipin.

Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?

Denoncuesja: S’e di.

Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?

Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…

Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…

Denoncuesja: S’ka besim hë?

Kryetari i Bashkisë: S’ka.

Denoncuesja: S’ka se e din që… ti shkon me…

Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…

Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën.

Denoncuesja: Ça të bëj?

Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën.

Denoncuesja: Të puç pak.

Kryetari i Bashkisë: Po.

Kryetari i Bashkisë: Afrohu.

Denoncuesja: A na shef kush?

Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj.

Denoncuesja: Vërtet?

Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam.

Denoncuesja: Po këto para?

Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam.

Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?

Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.

Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë.

Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej.

Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?

Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?

Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.

Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?

Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht.

Denoncuesja: Ku?

Kryetari i Bashkisë: Te dhoma.

Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.

Denoncuesja: Varja.

Denoncuesja: Hajde bosi.

Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra.

Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?

Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.

Denoncuesja: A ka njerëz?

Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.

Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Dhuna si rrezik dhe si risk

Nga Gilman Bakalli I kemi kritikuar vazhdimisht mediat për shpejtësinë me të...
Read More