Kryebashkiaku i Vlorës, tender 6.6 mln lekë për një makinë luksoze!

Nuk kanë fund thagmat e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, lidhur me shpërdorimin e fondeve publike. Pasi pagoi 2 milion lekë për tu parë në pasqyrë, Leli tashmë ka bërë një tjetër shpenzim luksi duke porositur një makinë luksoze, tip fuoristradë, me një çmim të kripur.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku objekti është “blerje makinë për administratën”. Fondi limit është 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Automjeti kërkohet që të jetë me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të jetë 5, ndërsa të ketë 7 vende. Leli ka kërkuar një automjet me kambiu automatike, me fuqi motorike 2800 kuaj si dhe të jetë 4×4 me bllokues diferenciali.

Ngjyrën e makinës e preferon të jetë gri, sediljet prej lekure, të ketë sistem navigacioni, fenerë xenon led, të ketë pedana anësore fikse, apo edhe xhama të erret origjinal. Leli e kërkon automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të ketë kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik.

Media mëson gjithashtu se Leli, pavarësisht se është kryebashkiaku i Vlorës, ai jeton në Tiranë. Për shkak se të udhëtimeve të shpeshta Tiranë-Vlorë, Dritan Lelit i “duhet” kjo fuoristratadë që të mos ndjejë lodhjen e rrugës.

Me këtë makinë luksoze, Dritan Leli ja ka kaluar edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përdor një makinë hibride shumë herë më të lirë ndërsa si ambjentalist mban një orë plastike, njësoj si presidenti Ilir Meta.

Por po ta krahasosh Lelin, me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën diferencë të madhe. Ahmeti nuk përdor makinë personale, por vetëm transport urban. Ai shihet në rrugët e Prishtinës teksa frekuenton autobusët.

Kryebashkiaku i Vlorës, nuk krahasohet as me kryebashkiakun e Amsterdamit, që ka një buxhet të barabartë me Shqipërinë, por lëviz me biçikletë për të shkuar në punë. Shpenzimet e luksit për fuoristrada, Leli bën mirë që këto para ti përdorë për përmbytje dhe vetë të lëviz me një automjet të thjeshtë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hapja e dosjeve të Sigurimit, deputetët e rinj refuzuan verifikimin

Flet Skënder Vrioni, Përgjegjës i Sektorit të Kërkesave për Informim nga Institucionet:...
Read More