Kryebashkiaku Veliaj: Do të gjobiten ata që e shpërdorojnë ujin e pijshëm për të freskuar oborret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, foli për problemin e mungesës së ujit këto ditë në kryeqytet.

Ai tha se bashkia ka kufizuar ujin e pijshëm prej motit të nxehtë dhe se kishte mobilizuar një flotë botesh për të furnizuar me ujë pikat më problematike në Tiranë.

Veliaj gjithashtu paralajmëroi të gjitha ata që shpërdorojnë ujin e pijshëm për të freskuar oborret apo larë makinat, do të gjobiten, shkruan BalkanWeb

“Kemi kufizuar ujin e pijshëm prej motit të nxehtë. Kemi mobilizuar një flotë botesh për pikat që nuk furnizohet me ujë. Po ashtu zjarrfikëset janë në gadishmëri gjatë gjithë kohës. Kjo është një krizë që zgjat vetëm disa ditë. Duhet të bëjmë ndërhyrje në rrjetin e transmetimit dhe rrjetin e shpërndarjes. Këtu vidhet uji, është mall, me të vërtetë është mall i lirë, por vidhet.

Të vadisësh sot me ujë të pijshëm është krim. Do të gjobiten, dhe procedohen penalisht ata që e bëjnë, kjo ndodh në territorin e bashkisë së Kamzës. I kam propozuar kryeministrit që në të gjithë Shqipërinë të kemi një aksion të ngjashëm me atë të energjisë elektrike. Të spërkasësh lokalin për fresk me ujë të pijshëm, kjo s’ka sens. Sot dikush nuk bën dot dush në një cep të Tiranës, se lan ai tjetri oborrin. Nuk do lejojmë një 10% që ta kthejë ujin në kulluese makaronash. Në zonat e paformalizuara, do të vendosim sahatet që ata mos ta shpërdorojnë më ujin e pijshëm për vaditje fushash,” tha Veliaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngacmohet seksualisht 12-vjeçarja, arrestohet autori

Policia e Durrësit, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar, kanë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *