Kryemadhi në “Opinion”: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën

Ilir Meta në detyrën e Kryetarit të Kuvendit është përgjuar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri”. Deklarata është bërë nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e “Opinion”.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se, kryeministri Edi Rama përgjon atë dhe Presidentin Ilir Meta. Kryemadhi tha se, janë blerë aparatura për përgjim dhe janë zhdoganuar para 6 muajsh.

“Nëse do isha ulur në tryezë me Edi Ramën, do kisha vendosur kushte të tjera nga ato që kishte vendosur Ilir Meta. Politikisht ishte e nevojshme që ta shikonin kush ishte Rama, por për shpatullat e këtij populli ishte fatkeqësisht shumë e madhe. Rilindja solli rilindjen e krimit të organizuar, të gjithë aty besonim.

Ai më përgjon edhe mua, ku hyra dhe ku dola, kë takova dhe kë s’takova. Por kjo nuk më bën problem fare.

Ai Ilir Metën e përgjon si bashkëshortin tim. Janë blerë aparatura dhe janë zhdoganuar para 6 muajsh. Ministria e Brendshme ka blerë softuere për përgjim”,– tha Kryemadhi.

“Pse ju duket kaq çudi? Janë sjellë aparatura para 4-5 muajve dhe janë zhdoganuar në pikat e kalimit kufitar. Mediat investigative e kanë thënë. Ka edhe shërbime të huaja që e dinë shumë mirë, që Kryeministria përmes elementëve të caktuara kanë marrë aparatura që përgjojnë.

Ilir Meta kur ishte Kryetar i Kuvendit është përgjuar nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Përgjohet edhe sot, edhe unë përgjohem, s’ka asnjë gjë të keqe.

Për mua problematike është që 2.4 % e shqiptarëve përdorin kokainën, drogën më të shtrenjtë. Për mua problemi kryesor është rritja e borxheve, rritja e varfërisë së shqiptarëve”, – tha Kryemadhi.

Kur asaj i kujtuan çimkën e gjetur në paradhomën e ministrit Tahiri për të cilën u akuzua zv.ministri i LSI-së, kryemadhi tha se “përgjuesin e kishte vendosur vetë Tahiri për të përgjuar sekretaren me kë fliste, por harroi ta hiqte”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: Ja kë po përdor Rama për survejimin e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se policia mban në survejim...
Read More