Kryemadhi: Rama nuk ndjen përgjegjësi as për fëmijët e tij


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i entuziazmoi protestuesit kur hyri mes tyre.

Për mediat, ajo tha se nuk do të lejohet zgjedhja e kryeprokurorit të Përkohshëm.

“Edi Rama nuk ka ndjerë ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij jo më të ketë përgjegjësi për fëmijët e shqiptarëve.

Do ta bllokojmë me të gjitha mjetet. Edi Rama po shkel Kushtetutën.

Meqë do ikë të pijë kafe në mënyrë informale me Mogherinin, të ikë dhe të mos kthehet më,” tha Kryemadhi.

Një qytetar në mes të turmës është shprehur se në 105 vitet e fundit nuk ka patur kryeministër më të vështirë se Edi Rama.

“Në 105 vite Shqipëria nuk ka kaluar kryeministër më të vështirë.

Kam besim se populli ka forcë të ndajë dete e oqeane për kushtetutën.

Jo një parti moniste!”, u shpreh protestuesi.

Mazhoranca ka zgjedhur Arta Markun si zëvendësuese të Adriatik Llallës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse na lotojnë sytë?

  Ka hyrë diçka në sy? Kur diçka hyn në sy, një...
Read More