Kryemadhi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot se vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Deklarata e Kryemadhit është bërë mesditën e sotme në një takim me të rinjtë e LSI-së.

“Shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme sepse shqiptarët do të zgjohen dhe janë të bindur që nuk mund të përfqësohen në Parlament nga 74 karrige që i kanë blerë me paratë e drogës e krimit, e atyre djemve që kanë humbur jetën në trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur varfërinë ekonomike që ka pllakosur”, tha znj. Kryemadhi.

Ajo i bëri thirrje të rinjve që të nis një front i madh ku të takohen edhe derë më derë me njerëzit, qoftë dhe “për të kërkuar falje për sjelljen e gabuar në 27 vjet, por dhe duke i dhënë besimin dhe shpresën shiqptarëve që ka ardhur një ditë e re”.

Së fundmi ajo kishte dhe një thirrje të drejt për drejtë për kryeministrin Rama: “Ai ka rënë moralisht si kryeministër, si politikan, të ikë sa më shpejtë, t’i hapë rrugën dikujt tjetër, një njeriu më të përgjegjshëm që e do vendin më shumë se ai, që beson të vendi dhe më të pavarur qoftë nga krimi, qoftë nga droga, qoftë dhe nga fiksimet e veta mendore”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Letërsia për fëmijë: ‘Mësimet e natës’ në 101 përrallat e Betim Muços

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, shkrimtari Betim Muço vjen sërish për...
Read More