Kryemadhi uron të birin dhe niset për te Kuvendi i PD…

Djali i vetëm i Presidentit Ilir Meta, Besari, mbush 18 vjeç. Lajmin e ka publikuar, nëna e tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, e cila i ka përcjellë publikisht, një mesazh special bashkë me një video:

“Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjeç! Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do i’u falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Te dua Besar!”.

Më pas, Kryemadhi iu drejtua Pallatit të Kongreseve, e ftuar në Kuvendin e PD.

 

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Gerta qau pak

Nga Edison Ypi Gerta qau pak. Gerta duhej të qante më shumë....
Read More