Kryeministrat e Ballkanit mblidhen sot në Durrës, i pranishëm dhe Hahn

Kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë ditën e sotme në Durrës një takim jo formal.

Përveç të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë do të marrin pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Siç u bë e ditur edhe dje, takimi është parashikuar që të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e zyrës së Shtypit të Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes.
Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, – thuhet në njoftim in e zyrës së shtypit.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fleckenstein: Hapja e negociatave Shqipëri-BE brenda 2017-ës

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.