Kryeministri Rama: Qeveria e re me 11 ministri, Ruçi kryetar i Kuvendit, Balla kreu i Grupit të PS

 

Kryeministri Edi Rama shpalli dje emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kështu, nga Asambleja e PS ai e nisi nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit.

Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamentar të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

“Grupi i ri parlamentar, largimi i Gramozit do jetë sfidë më vete, nuk do e dëshironim. Zëvendësimi duhet bërë menjëherë, jo thjesht i kryetarit të ri, por kryesisë së grupit.

Besoj se Taulant Balla do e kryejë më së miri këtë rol”,- tha Rama.

LISTA E QEVERISE SE RE
-Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.
-Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

 Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së konfirmoi atë çka u përfol më herët. Tashmë qeveria do të ketë një kabinet më të vogël, duke shkrirë kështu disa ministri. Kryeministri Rama tha se, Pandeli Majko do jete ministër Shteti.

“Struktura e re e qeverisë do ndryshojë. Defektet e mandatit të parë, por edhe sfidave të këtij mandati çojnë që na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëvepruese”,- tha Rama. Do kete 11 ministri tha Rama dhe Majko do jete minister Shteti.

Kështu, nga Asambleja e PS ai e nisi nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta.

“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe me autoritetin e posaçëm. Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe. Është nder e krenari që t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, – ka thënë Rama.

Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamentar të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

“Grupi i ri parlamentar, largimi i Gramozit do jetë sfidë më vete, nuk do e dëshironim. Zëvendësimi duhet bërë menjëherë, jo thjesht i kryetarit të ri, por kryesisë së grupit. Besoj se Taulant Balla do e kryejë më së miri këtë rol”,- theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Zv. Kryeministre

Selida Mesi

Dy ministra shteti

Pandeli Majko do të jetë ministër shteti në qeverinë e re, ndërsa Sonila Qato, ministre e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrësve.

“Selida Mesi, deputetja e qarkut Shkodër. Ka vijtuar paralelisht formimin e saj profesional në një universitet prestigjioz në Gjermani. Fokusi i saj do të jetë riorganizimi i institucioneve. Paralelisht me të do të punojnë dy ministra shteti: njeri do të jetë pandeli majko, natyrshëm, që do të merret me një objektiv të rëndësishëm, lidhjen e vendit me bashkëkombësit tanë. Vota e emigrantëve dhe e diasporës do të mundësohet nga kjo qeverisje. Pandeli Majko do të jetë ministër shteti në qeverinë e re, ndërsa Sonila Qato, ministre e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrësve”, tha Rama.  “Sonila Qato, e cila do të fokusohet në shërbimin si pikë direkte me mua dhe qeverinë e çdo sipërmarrësi. Jam i turpëruar nga tregimet e sipërmarrësve këto dy muaj. Kam dëgjuar çudira. Sepse kam dëgjuar popullin, por sipërmarrësit tregojnë çudira. Padrejtësitë nga biznesit, nga veprimet kriminale të administratës,  kudo ku ka hapësirë që të kalojë frymë e gjallë”.

Ministria e Jashtme – Konfirmohet Ditmir Bushati

Detyrën do t’ia ngarkoj Ditmir Bushatit. Nuk është faji im që ju keni lexuar portalet, tha Rama pasi dëgjoi reagimin e zhurmshëm të asambleistëve në sallë. Pres çeljen e një rruge të re për dipromacionë tonë ekonomike, shtoi ai.

Ministria e Brendshme – Konfirmohet  Fatmir Xhafa

“Ministria e Brendshme i besohet Fatmir Xhafës, është njeriu i duhur për të cilin kemi nevojë në të gjithë këtë spektër”, tha Rama.

Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Rama: Duke vlerësuar Mimi Kodhelin, mendoj se eksperienca e saj vlen më shumë në një post tjetër dhe ia jap detyrën Olta Xhaçkës, që është një sprovë për të.

Ministrinë e Drejtësisë – Eltida Gjoni

Rama : Ministrinë e Drejtësisë do ta drejtojë një grua, sërish, Eltida Gjoni.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – Konfirmohet Damian Gjiknuri

Ministria e Kulturës – Konfirmohet Mirela Kumbaro

Ministria e Financave do të bashkohet me atë të Ekonomisë – Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës – Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit – Konfirmohet Lindita Nikolla ?

Ministri i Bujqësisë: Niko Peleshi

Ministria e Shëndetësisë do të bashkohet me Ministrinë e Kujdesit Social. Ngarkohet për drejtimin e saj Ogerta Manastirliu, që më dha bindjen se diti ta organizojë, tha Rama.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit: Blendi Klosi

LISTA E QEVERISE SE RE:

1-Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.

2-Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

3-Senida Mesi, Zëvendëskryeministre

4-Ministër i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

5-Ministre e shtetit për Sipërmarrësit, Sonila Qato

6-Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm

7-Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

8-Olta Xhacka, Ministre e Mbrojtjes

9-Etilda Gjoni, Ministre e Drejtesisë

10-Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

11-Arben Ahmetaj, Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës

12-Ogerta Manastirliun, Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social

13-Lindita Nikolla, Ministre e Rinisë, Arsimit dhe Sportit

14-Damian Gjiknuri: Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.