Kryeministri Rutte: Nëse s’ju pëlqen Holanda, largohuni!

140724160939-mh17-dutch-pm-mark-rutte-intv-00021812-story-top

Në javën e dytë të marsit holandezët do të shkojnë në zgjedhje dhe sondazhet tregojnë rritje të radikalëve të djathtë të udhëhequr nga Geert Wilders.

Partia e tij e Lirisë rivalizon me liberalët e VVD-së së kryeministrit Mark Rutte, i cili për të forcuar disi pozitat në prag të zgjedhjeve, u deklarua i ashpër ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me rregullat dhe kulturën holandeze. “Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”, deklaroi Rutte. Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar Wilder.

“Njeriu i kufijve të hapur, i tsunamit të azilantëve, i emigracionit masiv, islamizimit gënjen dhe mashtron sërish”, komentoi ai në Twitter. Sondazhet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues të qartë. Rezultatet e tyre vërtiten me diferenca të vogla mes partisë së Ruttes dhe Wilders dhe në këtë situatë, skenari më i mundshëm është që asnjëra prej këtyre dy partive të mos e krijojë dot e vetme mazhorancën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrahën ish-deputetin e PS, dy vëllezër të shpallur në kërkim

Mësohen emrat e dy vëllezërve që goditën me mjete të forta, Nënkryetarin...
Read More