Kryengritje kundër kancelares Merkel

 
 

Marrëveshja me Socialdemokratët, për të qëndruar sërish kancelare, po i kushton shtrenjtë Angela Merkel.

Të majtët do marrin ministri të rëndësisshme si Financat dhe Diplomacinë.

Kjo ka sjellë një revoltë brenda CDU, partisë së Merkel

BILD

Për thuajse 18 vite, Angela Merkel ka qenë në krye të CDU. Por kurrë më parë nuk kanë qenë kritikat më të hapura, më të shpeshta dhe më të forta:

Asnjë ministri e madhe! Vetëm gjashtë ministra, aq sa SPD, pavarësisht se janë dhjetë pikë përpara. Zemërim në CDU! Kryengritje ndaj Merkel!

Kritiku më i zëshëm, ish-udhëheqësi i fraksionit dhe rivali i përhershëm i zonjës Merkel, Friedrich Merz thotë: “Nëse CDU e pranon këtë poshtërim, atëherë të dorëzohet”. Më qartë se kaq nuk mund të kritikohet.

“Autoriteteti i kancelares është tronditur jo vetëm brenda partisë, por edhe sa i përket drejtimit të qeverisë,” thotë deputeti Michael von Abercorn.

Politikani Carsten Linnemann thotë se “kjo marrëveshje është fillimi i fundit të CDU”. Kurse politikani berlinez Christian Graeff bën thirrje për “një ripërtëritje substanciale dhe personale të partisë federale”.

Norbert Roettgen thotë për Bild se “CDU është dobësuar në mënyrë të ndjeshme brenda aparatit qeveritar dhe po humbet ndikimin”.

Deputetja e CDU, Sylvia Pantel e konservatorëve të “Rrethit të Berlinit” kërcënon se do ketë kryengritje në kongresin e partisë. “Nuk do rrimë duarkryq dhe të bëjmë sehir,” tha ajo.

Edhe Christian von Stetten i CDU thotë se shpërndarja e portofoleve ministrore ishte një gabim politik.

Edhe baza duket e revoltuar. Eksperti i financave, Klaus-Peter Willsch thotë për Bild: “Kam marrë vetëm reagime negative nga qytetarët dhe baza”.

Një fituese zgjedhjesh është shembur përtokë! Një revoltë sapo ka nisur dhe shumica është ende e heshtur.

CDU është në krizën më të thellë nën drejtimin e Angela Merkel. A do dalë nga kjo situatë sërish kancelarja e krizave?

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Koka e Tahirit’, kushti i Gjermanisë për Shqipërinë…

  Deputeti i CDU-së së kancelares gjermane, Angela Merkel Thorsten Frei e...
Read More