‘Kryengritje’ në organin e akuzës: ‘Tërmeti’ me çiftin Gina-Gashi


Kryeprokurorja Arta Marku e nisi punën e saj mes tymit dhe protestave, por ‘tërmeti’ i vërtetë ndodhi kur ajo nisi ndryshimet në organin e akuzës. 

Që kur u lajmërua se ajo ka larguar nga detyra Rovena Gashin, mediat bënë menjëherë ‘lidhjet’.

Gashi drejtonte sektorin e dekriminalizimit dhe kërkonte ‘mandatin’ e deputetit të fuqishëm, Aqif Rakipi.

Jo vetëm kaq, por Gashi njihej si një person i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ishte refuzuar viza për SHBA.

Edhe sikur të mos dukeshin bindëse lidhjet e medias, vetë Rovena Gashi ka paditur kryeprokuroren për largimin nga puna, duke i dhënë ‘ushqimin’ e duhur mediave dhe opozitës.

Ajo thotë se është shkarkuar për shkak të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës.

Gashi thotë se Arta Marku i ka thënë se kërkesa është dërguar pa u konsultuar me të.

Akoma pa u ‘tretur’ lajmi për padinë e saj, u njoftua se kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar edhe kryeprokurorin e Elbasanit, Dritan Gina.

Ky i fundit është bashkëshorti i Rovena Gashit. Gina nuk u mjaftua me një padi, por tha se nuk do e braktisë detyrën, pasi urdhri për shkarkimin e tij është i paligjshëm.

“Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë,” tha ai, duke prekur me ‘gisht plagën e KLP-së’.

Por nëse e shoqja thotë se është larguar se ka guxuar të kërkojë mandatin e deputetit të fuqishëm, Gina përpiqet që të mbrojë faktin se ka bërë punën siç duhet në Elbasan, një qytet i tronditur nga krimi.

Mediat do kenë ‘ushqim’ për të përpunuar këto ditë, duke nisur që nga një ‘furtunë’ me ndikim amerikan e deri tek ‘qokat’ e Arta Markut nën ndikimin e pushtetit.

Por fakt është se gjërat po ziejnë…

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku përballet me padinë e parë, ndërsa ka vetëm pak kohë që nisi detyrën në krye të organit të akuzës. 

Sipas Ora News, në Gjykatën Administrative ka mbërritur një padi e Rovena Gashit, e cila kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Këtë vendim Gashi e quan “të pavlefshëm”.

Sipas saj, ajo është larguar nga detyra pa motivacion.

Në rreshtat e padisë, Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në zyrën e saj, në prani të dy prokurorëve të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme me funksione drejtuese, dhe konkretisht Adnan Xholi, Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore dhe Thoma Jano, Drejtor i Drejtorisë së Përgjimeve, i ka deklaruar paditeses Rovena Gashi se; «Dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Dekriminalizimit, në lidhje me rezultatat e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike. Për këtë qëllim, lirohesh nga detyra e Drejtorit të kësaj Drejtorie».

Gashi argumenton më tej në padinë e saj, se ajo ka vepruar në përputhje me urdhërat e Prokurorit të Përgjithshëm, ende në fuqi, të cilët e autorizonin atë si shefe e sektorit të Dekriminalizimit për të zhvilluar komunikimin zyrtar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gashi pretendon gjithashtu se Urdhëri i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme është i paarsyetuar.
“Mungesa e arsyetimit të këtij akti individual lirimi, i cili sjell pasoja të drejtëpërdrejta për paditësen, e bën këtë akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, kjo referuar dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.”

Lirimi i Gashit nga detyra ishte një nga veprimet e para të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Mediat e komentuan gjerësisht pasi Rovena Gashi njihet si një nga të besuarat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Nga ana tjetër, Gashi ishte mes atyre prokurorëve, të cilëve iu refuzua viza nga ambasada amerikane.

 

I edhe e theksuam më lart, është shkarkuar ditën e sotme edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

Në vend të tij u emërua Ardian Nezha.Gina e mbante këtë post prej rreth 1 viti e gjysmë dhe emërimin zyrtar e ka prokuror në Tiranë.

Sipas Top Channel, Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë, ndërsa ditën e sotme paditi për shkarkimin kryeprokuroren Marku.

Vetë Gina lajmëroi një konferencë urgjente për shtyp. Në konferencën për shtyp, Gina e quajti shkarkimin e tij të paligjshëm.

“Refuzoj të zbatoj këtë urdhër pasi është i paligjshëm,” tha ai. “Prokuroria e Elbasanit po demotivohet”.

Gina tha se largimin e tij e vendos Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas tij, Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit.

Ai deklaroi se sa u përket ngjarjeve të rënda në qytetin e Elbasanit, nuk ka pasur neglizhencë.

Sipas tij, ka pasur një bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës dhe shkarkimi është bërë pa një analizë të punës së tij.

“Marku po e kthen prokurorinë në prokurori qo

Shkruar Nga
More from Redaksia

E sulmuan me acid në fytyrë, 31-vjeçarja nga Vlora publikon fotot dhe jep një mesazh

  31-vjeçarja Vilma Dule është vajza nga Vlora që 5 vite më...
Read More