‘Kryeprokurori’, reagon SHBA: Mbështesim OPDAT, zbatoni ligjin


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi në lidhje me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në kohën kur Komisioni i Ligjeve ishte përfshirë në debate të forta në lidhje me mënyrën se si duhet vepruar, ambasada publikoi një deklaratë ku thuhet se mbështesin opinionin e OPDAT dhe EURALIUS.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.

Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin,” thuhet në deklaratë.

Misionet e huaja përkrahin zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm.

OPDAT shprehet se “mandati i kryeprokurorit përfundon në fillim të dhjetorit dhe përgjegjës për emërimin e kryeprokurorit të ri është KLP, një organ që ende nuk është krijuar”.

“Në këto kushte, ekziston një dispozitë: propozohet të emërohet një kryeprokuror i përkohshëm derisa të ngrihet KLP”.

Prokurori i përkohshëm mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votave.

Sipas OPDAT, asnjë institucion nuk ia zgjat mandatin kryeprokurorit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vdekshmëria amësore, Shqipëria me normën më të lartë në rajon

Vdekshmëria amësore për shumë njerëz mund të jetë një dukuri që i...
Read More