Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, nga Prokuroria në Kryesinë e Kuvendit


Rreth orës 10:00 kryeprokurja e Përkohshme, Arta Marku mori çelësat e institucionit të drejtuar nga Adriatik Llalla, të cilit i mbaroi mandati më 7 dhjetor.

Pasi mori detyrën e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, zonja Marku u pa të largohej me makinë nga institucioni.

Nga fotot e siguara nga Ora News zbulojmë se zonja Marku u largua nga institucioni për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në kryesinë e Kuvendit, që ka të bëjë me monitorimin e institucioneve të pavarura.

Ajo është parë të ulet krah drejtuesve të institucioneve të pavarura, si kreu i Bankës së Shqipërisë dhe Avokatja e Popullit.

Në kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit zhvillohet takimi i parë i Mekanizimit të Përbashkët për Monitorimin Sistematik të Ndjekjes dhe Zbatimit të Rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj. (Foto LSA)

Ky mekanizëm është krijuar me vendimin nr.49/2017 të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i tij është bashkëpunimi ndërinstitucional mes Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë dhe Institucioneve të Pavaruara kushtetuese dhe të krijuara me ligj për t’i dhënë zgjidhje problematikave të hasura në zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të pavaruara, rritjen e llogaridhënies të organeve të ekzekutivit dhe administratës publike si dhe për forcimin e kontrollit parlamentar të Kuvendit  në këtë proces.

Në takim ishin të ftuar të gjithë titullarët e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj, zëvendëskryeministrja, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësues të perfaqësive diplomatike që bashkëpunojnë me Kuvendin e Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve monitoruese, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që  kontribuojnë  dhe monitorojnë  zbatimin e ligjit në  fusha të  ndryshme si dhe përfaqësues të organizatave   ndërkombëtare që asistojnë institucionet e pavaruara.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dimensioni ushtarak i samitit Trump – Kim

Samiti i Singaporit mund të stabilizojë një nga rajonet më të militarizuara...
Read More