Kryeqytetit i shtohet një tjetër hapësirë për fëmijët

d1-189

Një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël, fëmijëve, i është shtuar Tiranës. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, në Laprakë u ndërtua këndi më i ri i lojërave në rrugën “Lord Bajron”, i konceptuar edhe si një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët e zonës.

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, u shpreh se ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijët është një tjetër premtim i mbajtur, pas atij për ndërtimin e çedheve, kopshteve dhe të shkollave. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se me Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili projekton një Tiranë policentrike, Lapraka do të jetë një nga qendrat e Tiranës.

“Bashkë me këndin e lojërave, mbyllëm edhe planin tonë urbanistik i cili parashikon që Lapraka të jetë një qendër urbane e Tiranës policentrike, pra të jetë një ndër qendrat e Tiranës. Mund të bëhet e tillë duke filluar te blloku numër 1, ku ka filluar gjithë urbanizimi. Mund të bëhet e tillë duke krijuar kënde lojërash nga ish-baltovinat dhe parkingjet dhe gropat që s’kishin fund në këtë territor. Bëhet e tillë duke gjetur hapësira publike që mund t’i pyllëzojmë”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që bëjnë kritika ndaj investimeve të Bashkisë që të fokusohen tek puna, në mënyrë që Tirana të ecë edhe më shpejt.
“U kërkoj edhe atyre që janë kritikë, boll me baltë, ejani të punojmë! Nëse gjithë këtë energji që hedhim baltë e kthejmë në punë, e kthejmë në pyllëzim, në kënde lojërash, në investime për Bashkinë, atëherë Tirana mund të ecë akoma edhe më shpejt se ç’ka ecur këtë vit të parë”, tha ai.

Kreu i Bashkisë garantoi se me planin e Përgjithshëm Vendor, e ardhmja e zonës së Laprakës dhe e gjithë qytetit të Tiranës do të jetë edhe më e mirë.
“I garantoj qytetarët se edhe me planin e ri urbanistik, e ardhmja për Laprakën dhe Tiranën është më e mirë. U përket fëmijëve, atyre që janë pa hile, që nuk hedhin baltë, atyre që kujdesen për këtë qytet dhe që kanë ëndrra e shpresë për një qytet më të mirë. Gëzuar, shëndet dhe një vit i mbarë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Administratori i Njësisë Administrative Nr. 11, Gentian Arapi falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar kësaj zone, e cila kishte një infrastrukturë që linte për të dëshiruar.

“Kryetari do të marrë 2300 falenderime vetëm nga familjarët, sepse këtu ishte vërtet katastrofë. Ishte një vend ku mungonte një parking, një kënd lojërash për fëmijët ku të argëtoheshin. Kjo hapësirë është ndarë në 5 sektorë, ambiente pushuese për moshën e tretë që do presin fëmijët, ku do të pushojnë, do ketë një kënd lojrash, ka edhe një fushë basketbolli. Mendoj se ky është maksimumi i maksimumit që mund të bëhet në këtë sipërfaqe, e shfrytëzuar në çdo detaj”, tha Gentian Arapi.

Ky është këndi i 7-të i lojërave që përfundon, nga 12-të që kanë filluar punimet. Kjo hapësirë është një kombinim i këndit të lojërave për fëmijë dhe i fushës sportive me përmasa olimpike, ku grupe studentore apo ekipe të ndryshme të Bashkisë së Tiranës mund të organizojnë edhe kampionate.

Shkruar Nga
More from Revista User

Londra nuk gjen qetësi, një i vdekur dhe 10 të plagosuar pas një sulmi pranë një xhamie

Ky është momenti kur shoferi i supozuar i furgonit që u fut...
Read More