Kryetari i Londrës kërkon që të anulohet vizita e Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nxitur reagime të shumta pasi më 29 nëntor ka postuar video anti-myslimane në Twitter, të cilat fillimisht ishin postuar nga një grup britanik iekstremit të djathtë.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka akuzuar Trumpin se me ripostimin e këtyre videove ka tradhtuar“marrëdhënien e veçantë” në mes të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Khan i është bashkuar një numri të politikanëve të tjerë britanikë, të cilët po bëjnë thirrje që Trump të anulojë vizitën në Britani.

Lideri i partisë Liberale-Demokrate, që është në opozitë, Vice Cable ka thënë se partia e tij mbështet një peticion, të publikuar online, përmes së cilit i kërkohet kryeministres Theresa May të anulojë ftesën që Trump të vizitojë Britaninë.

Në ndërkohë, Trump ka reaguar, pasi zëdhënësi i kryeministres May ka thënë se presidenti amerikan kishte bërë “gabim” që ka postuar ato video në rrjetin social Twitter.

“Theresa, mos u përqendro në mua, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar në Twitter, president Trump.

Shkruar Nga
More from Revista User

Keni mbetur pa punë? 7 gjërat që do t’ju shpëtojnë!

Disa persona e zgjedhin vet largimin nga puna, disa të tjerë jo....
Read More