Kryetari i Londrës: Policia i ka parandaluar 7 sulme terroriste që nga marsi

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se policia i ka parandaluar shtatë sulme të militantëve që nga muaji mars i këtij viti.

Duke folur në konferencën vjetore të partisë së tij opozitare, Partia Laburiste, Khan po ashtu ka thënë se policia ka nevojë për më shumë shpenzime për t’i luftuar sulmet e tilla dhe se kompanitë e internetit duhet të bëjnë më shumë për ta luftuar përmbajtjen e ekstremizmit.

“Nga marsi i këtij viti deri më tani kanë ndodhur katër sulme, por shtatë të tjera janë parandaluar”, ka thënë Khan.

Në fillim të këtij muaji, shefi i forcës policore të qytetit tha se gjashtë komplote militante janë prishur në disa muajt e fundit.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA dëbon 15 diplomatë kubanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot kanë vendosur të dëbojnë 15...
Read More