Kthesa e madhe e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut është gati të lejojë mbikëqyrësit ndërkombëtarë në impiantet e saj bërthamore.

Gatishmërinë ia shprehu udhëheqësi komunist Kim Jong-un, presidentit të Koresë së Jugut, Mun Xhae-in gjatë samitit të së premtes.

Zyra e shtypit të presidentit koreanojugor publikoi detaje të takimit, ku thuhet se Kim Jong-un premtoi se në fillim të majit do të mbyllë një herë e mirë impiantin e madh nëntokësor ku testohen armët bërthamore në Pungieri.

Udhëheqësi komunist citohet të ketë hedhur poshtë pretendimet se ai impiant nuk është funksional. Përkundrazi, aty ndodhen dy tunele të reja të mëdha të sapohapura.

Kim Jong-un është shprehur tekstualisht – “Përse duhet të zhvillojmë armë bërthamore dhe të jetojmë në kushte të vështira kur me amerikanët mund të takohemi shpesh dhe të ndërtojmë besimin reciprok”.

Impianti Pungieri shquhet për provat e mëdha bërthamore të viteve të fundit, që kanë shkaktuar lëkundje sizmike me magnituda mbi 6 të shkallës Rihter.

Dhjetë ditë më parë, Kim Jong-un njoftoi ndërprerjen e testeve bërthamore. Zhvillimet u përshëndetën edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili do të takohet me udhëheqësin koreanoverior brenda qershorit.

Tv Klan

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dëshmia e Nezar Seitajt: A u pendua financieri i Habilajve?

Nezar Seitaj, i ekstraduar në Shqipëri në shkelje të ligjit ka pranuar...
Read More