Kthyen shtëpinë në fabrikë kanabisi, dënohen dy shqiptarët në Angli

ANGLI– Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi të përshtatur për rritjen dhe kultivimin e kanabisit në Cambridgeshire.

Qemal Mustaf Kutona, 35 vjeç dhe Eluar Ismalaj, 25 vjeç janë dënuar me 12 muaj burg, pasi u shpallën fajtorë për përfshirjen në prodhimin e drogës të klasës B.

Ata janë arrestuar në 4 prill të këtij viti, kur policia ndërmori një operacion dhe gjeti në një banesë në rrugën ‘Ermine Way’ rreth 130 bimë kanabis me vlerë rreth 115 mijë paund, raportojën mediat britanike.

Prokurori Edward Renvoize tha se oficerët e policisë shkuan në banesë në 4 prill pas informacioneve të marra dhe gjetën brenda shqiptarët që kujdeseshin për ‘fabrikën’ e kanabisit.

Pas marrjes në pyetje nga policia, dy shqiptarët kanë thënë se ata kërkonin punë dhe se nuk i njihnin personat që i kishin takuar në rrugë dhe i kishin marrë për t’u kujdesur për kanabisin. Të dy shqiptarët ishin me qëndrim të paligjshëm në Britani dhe pas dënimit ata mund të depërtohen për në atdhe.

Shkruar Nga
More from Revista User

36 të vdekur në një kazino në Filipine

Të paktën 36 persona humbën jetën sot në mëngjes nga asfiksia, kur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.