Ku dallojmë me Gjermaninë? Atje arrestohet shefi i Audi-t dhe…

Shefi ekzekutiv i gjigandit gjerman të makinave, Audi, është arrestuar në lidhje me hetimet e skandalit të gazrave të naftës.

Sipas Bild, Rupert Stadler është arrestuar në banesën e tij në Ingolstadt.

Prokurorët thanë se ata vepruan me shpejtësi pasi ekzistonte rreziku që zoti Stadler të dëmtonte provat.

Ata shtuan se Stadler do të merret në pyetje nga e mërkura.

Sipas gazetës Bild, nuk ekziston mundësia që ai të lirohet me kusht përkundrejt pagesës së garancisë.

Audi është përfshirë në skandalin e emetimit të gazrave.

Muajin e shkuar, kompania pranoi se 60 mijë modele A6 dhe A7 kanë pasur probleme me softuerin e shkarkimit të gazrave.

Skandali i çështjes së shkarkimit të gazrave të naftës shpërtheu në vitin 2015.

Volkswagen, kompania nënë e Audi-t, pranoi se ka shitur më shumë se 600 mijë makina në SHBA, të pajisura me një softuer mashtrues, që manipulonte të dhënat e ndotjes.

Kompania e pranoi më vonë se kishte instaluar këtë softuer në më shumë se 11 milion makina nafte në mbarë botën.

Softueri e dallonte kur po testohej dhe ulte emetimin e gazrave.

Ndërsa kur makina është në rrugë, nivelet e ndotjes janë praktikisht shumë më të larta, deri në 40 herë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA, qëllohen me armë zjarri tre policë

  Tre policë janë qëlluar me armë zjarri në SHBA, sipas Departamentit...
Read More