Kuba në zi për vdekjen e Fidel Kastros

auto_kub1480235927
Kuba është dukë mbajtur zi për liderin revolucionar Fidel Castro, vdekja e të cilit u njoftua mbrëmjen e së premtes vonë, shkruan BBC.
Flamujt janë duke u valëvitur në gjysmë shtizë përgjatë 9 ditëve të zisë që janë caktuar.
Nga e hëna, njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë homazhet e para përpara hirit të 90-vjeçarit në Santiago de Cuba, atje ku ai nisi rrugëtimin e tij drejt pushtetit.
Megjithatë, ka pasur dhe disa festa në qytetin amerikan Majami ku shumë kubanë në ekzil, anti-Castro dhe fëmijët e tyre janë vendosur.
Disa liderë botërorë e kanë përkujtuar ikonën  e shekullit të 20, kurse Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, tha se Castro kishte qenë një “diktator brutal”.
Castro erdhi në pushtet në vitin 1959 dhe nxiti një revolucion komunist, duke e sfiduar SHBA-në për dekada të tëra.
Shkruar Nga
More from Revista User

4 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të rritur produktivitetin

Stresi është një prej faktorëve kryesorë me ndikim shumë të madh negativ...
Read More