Kuçovë/ Vret me thikë bashkëshorten për shkaqe xhelozie

kucove-district-03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës, pasi një 57-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij. Burime zyrtare policore bënë me dije se ditën e djeshme në pranga përfundoi shtetasi Rruzhdi Luzi, 57 vjeç, pasi akuzohet se ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen Majlinda Luzi, 49 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, grindja mes çiftit Luzi mësohet se ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur bashkëshorti është kthyer në banesë. 49-vjeçarja Luzi është qëlluar tre herë me thikë nga bashkëshorti i saj dhe nuk ka mundur dot ti shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë, pa mbërritur ende në spital. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë në banesën e çiftit gjendeshin edhe tre fëmijët e tyre. Mësohet se këta të fundit të alarmuar për ngjarjen e ndodhur njoftuan komshinjtë. Ndërkohë ishin fqinjët e familjes Luzi që sinjalizuan uniformat blu për ngjarjen e ndodhur. Pas marrjes së këtij informacioni, policia e Kuçovës mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi në banesë 57-vjeçarin Luzi. Pas marrjes në pyetje në ambientet e komisariatit, ai pranoi krimin e kryer, ndërsa u shpreh se gjithçka ndodhi pas sherreve të vazhdueshme mes tij dhe viktimës. Po kështu, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, autori ka qenë konfuz në lidhje në lidhje me motivin e krimit, pasi më vonë është shprehur se vrasjen e bashkëshortes së tij e ka bërë për shkak të xhelozisë. Sakaq materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytete për veprime të mëtejshme. Tashmë mbi 57-vjeçarin rëndon akuza “Vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Australia krijon sektor ushtarak për kibernetikë

Australia ka krijuar sektorin e parë ushtarak të kibernetikës, në tentim për...
Read More