Kufiri tjetër

Të përdorësh mendimin për të kontrolluar makinat. Ndërveprimi tru-kompjuter mund të ndryshojë domethënien e të qenit njeri.

The Economist

Teknologjitë shpesh faturohen si transformuese. Për William Kochevarin, termi është i justifikuar. Z. Kochevar është i paralizuar nga shpatullat e poshtë pas një aksidenti çiklistik, e megjithatë ia ka dalë të ushqehet me duart e veta. Ky gjë e jashtëzakonshme ndodh pjesërisht falë elektrodave, të ngulura në krahun e tij të djathtë, të cilat nxisin muskujt. Por magjia e vërtetë shtrihet më lart. Z. Kochevar mund ta kontrollojë krahun duke përdorur fuqinë e mendimit. Qëllimi i lëvizjes pasqyrohet në aktivitetin nervor në korteksin motorik; këto sinjale kapen nga implantet në trurin e tij dhe përpunohen në komanda për të aktivizuar elektrodat në krahë.

Aftësia për ta deshifruar mendimin në këtë mënyrë mund të tingëllojë si fantashkencë. Por ndërveprimet tru-kompjuter (BCI), si sistemi BrainGate përdorur nga z. Kochevar, sigurojnë provat se kontrolli i mendjes mund të funksionojë. Studiuesit janë në gjendje të tregojnë se çfarë fjalësh dhe imazhesh kanë dëgjuar dhe parë njerëzit vetëm nga aktiviteti nervor. Informacioni mund të kodohet dhe të përdoret për të nxitur trurin. Mbi 300 mijë njerëz kanë implante kokleare, që i ndihmojnë për të dëgjuar, duke shndërruar tingullin në sinjale elektrike e më pas duke i dërguar në tru. Shkencëtarët kanë “injektuar” të dhëna në kokat e majmunëve, duke i instruktuar ata të kryejnë veprime përmes shtysave elektrike.

Hapi i kërkimit në ndërveprimet tru-kompjuter dhe shkalla e ambicies së tij po rritet. Si forcat e armatosura të Amerikës ashtu edhe Silicon Valley po fokusohen te truri. Facebook ëndërron daktilografimin mendim –në tekst. Kerner, një kompani start up, ka 100 milionë dollarë për shpenzime në neuroteknologji. Elon Musk ka krijuar një firmë të quajtur Neuralink; ai mendon se, nëse njerëzimit i duhet t’i mbijetojë inteligjencës artificiale, ka nevojë për një përmirësim. Sipërmarrësit imagjinojnë një botë në të cilën njerëzit mund të komunikojnë në mënyrë telepatike, me njëri-tjetrin e po ashtu me makinat apo të përftojnë aftësi mbinjerëzore, siç është dëgjimi në frekuenca shumë të larta.

Këto fuqi, nëse do të materializohen ndonjëherë, janë dekada larg. Por përpara asaj dite, BCI mund të hapë derën e aplikacioneve të reja të jashtëzakonshme. Imagjinoni nxitjen e korteksit pamor për të ndihmuar të verbrit, duke krijuar lidhje të reja nervore në viktimat e goditjeve apo monitorimin e trurit për shenja depresioni. Duke e kthyer ndezjen e neuroneve në një burim për t’u shfrytëzuar, BCI mund të ndryshojë idenë e domethënies së të qenit njeri.

Ndjenja e atij mendimi

Skeptikët tallen. Nxjerrja e BCI-së jashtë laboratorit në praktikën klinike ka rezultuar shumë e vështirë. Sistemi BrainGate i përdorur nga z. Kochevar është zhvilluar para më se dhjetë viteve, por vetëm pak njerëz e kanë provuar. Kthimi i implanteve në produkte konsumi është edhe më e vështirë të imagjinohet. Shtegu drejt modës së përgjithshme është i bllokuar nga tri barriera të frikshme; teknologjike, shkencore dhe komerciale.

Duke nisur nga teknologjia. Teknikat jo-invazive si elektroencefalograma (EEG) kanë vështirësi në kapjen e sinjaleve me rezolucion të lartë të trurit, për shkak të ndërhyrjes së shtresave të lëkurës, kockës dhe membranës. Disa përparime po bëhen në kapsulat EEG, të cilat mund të përdoren për të luajtur lojëra të realitetit virtual apo në kontrollin e robotëve industrialë, duke përdorur thjesht mendimin. Por aplikacionet më ambicioze kërkojnë implante që mund të ndërveprojnë drejtpërdrejt me neuronet. Dhe pajisjet ekzistuese kanë shumë pengesa. Ato përfshijnë fije që kalojnë përmes kafkës; ato provokojnë përgjigje imune; ato komunikojnë me vetëm pak qindra nga 85 miliardë neuronet në trurin e njeriut. Por kjo mund të ndryshojnë shumë shpejt. Ndihmuar nga përparimet në punimet në miniaturë dhe rritjen e fuqisë kompjuterike, përpjekjet janë në rrugë e sipër për t’u bërë të sigurta; implante pa fije që mund të komunikojnë me qindra mijëra neurone. Disa nga këto interpretojnë sinjalet elektrike të trurit; të tjerat eksperimentojnë me dritën, magnetizmin dhe ultratingujt.

Me t’u pastruar barriera teknologjike, qaset një tjetër. Truri është ende një vend i huaj. Shkencëtarët dinë pak rreth mënyrës së saktë se si funksionon ai, sidomos kur vjen puna te funksionet komplekse si formimi i kujtesës. Kërkimi është më i përparuar te kafshët, por eksperimentet te njerëzit janë të vështira. E megjithatë, në ditët e sotme, disa pjesë të trurit, si korteksi motorik, janë të kuptuara më mirë. Dhe njohuria e plotë nuk është gjithmonë e nevojshme. Makinat mund të mësohen të të njohin modele të aktivitetit nervor; vetë truri ia del të kontrollojë BCI-të me një lehtësi të jashtëzakonshme. Dhe neuroteknologjia do të zbulojë më shumë nga sekretet e trurit.

Si një vrimë në kokë

Pengesa e tretë përfshin barrierat praktike drejt komercializimit. Kërkon kohë, para dhe ekspertizë për të përftuar pajisjet e miratuara mjekësore. Dhe aplikacionet e konsumit mund t’ia dalin vetëm nëse kryejnë një funksion që njerëzve u duket i dobishëm. Disa nga aplikacionet për ndërveprimet tru-kompjuter janë të panevojshme, një asistent i mirë zëri është një mënyrë më e thjeshtë për të daktilografuar pa përdorur gishtat sesa një implant truri, për shembull. Ideja e konsumatorëve që bëjnë zhurmë për kraneotomi gjithashtu duket e largët. E megjithatë implantet e trurit janë tashmë një trajtim i vendosur për disa rrethana. Afro 150 mijë njerëz marrin nxitje të thellë të trurit përmes elektrodave për t’u ndihmuar në kontrollin e sëmundjes së Parkinsonit. Kirurgjia fakultative mund të bëhet rutinë, siç e tregojë procedurat me laser në sy.

E gjitha tregon se një rrugë drejt së ardhmes së imagjinuar nga pionierët e neuroteknologjisë është e mundimshme, por e arritshme. Kur në një problem, sado i vështirë, aplikohet zgjuarsia njerëzore, nuk është me mend të vësh bast kundër. Brenda pak viteve, teknologjitë e përmirësuara mund të hapin kanale të rinj të komunikimit me trurin. Shumë nga aplikacionet e para mbajnë një premtim të pagabueshëm- të restaurimit të lëvizjes dhe ndjesive. Por ndërsa përdorimi lëviz drejt zmadhimit të aftësive, qoftë për qëllime ushtarake apo konsumatore, ngrihen shqetësime. Privatësia është padyshim një prej tyre: streha e zërit të brendshëm mund të zhduket. Siguria është një tjetër: nëse një tru mund të arrihet nga interneti, mund edhe të piratohet. Pabarazia është e treta: aksesi drejt aftësive mbinjerëzore njohëse mund të bëhet, përtej çdo përjashtimi, një elitë vetëpërjetësuese. Etikët janë duke mbërthyer me pyetje rreth identitetit dhe veprimit që del në pah kur një makinë është në një lak nervor.

Këto pyetje nuk janë urgjente. Por historia më e madhe nuk është nëse janë fushë e një fantazie të pastër. Teknologjia ndryshon mënyrën sesi njerëzit jetojnë. Nën kafkë shtrihet tjetër.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Klara Buda, ‘Pëshpërimë gruaje’ ose dashuria si aktor rezistence

Të premten, në hollin e UET promovohet romani i Klara Budës, “Pëshpërimë...
Read More