Kufizimi i udhëtimeve drejt Amerikës ndikon tek turizmi

Sipas Shoqatës Amerikane të Udhëtimeve, numri i vizitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara ka rënë, edhe pse turizmi ndërkombëtar në tërësi, është në rritje. Disa agjenci turistike fajësojnë politikat e administratës së Presidentit Trump ndaj imigrantëve si arsye që njerëzit nuk po zgjedhin Shtetet e Bashkuara si destinacion udhëtimi.

Bulevardi i famshëm “Rodeo Drive” në lagjen Beverli Hills të Kalifornisë ka qënë gjithmonë një pikë tërheqëse për turistët e huaj që duan të blejnë seknde luksi. Por kohët e fundit vizitorët janë më të paktë, sidomos më pak arabë dhe myslimanë. Julie Wagner punon nnë zyrën për vizitorët në Berveli Hills.

“Kemi patur shumë vizitorë nga mbarë Amerika këtë sezon vere. Ende po shohim ardhjen e turistëve të huaj, por kemi parë ndryshime tek biznesi me turistët nga Lindja e Mesme.”

Me fjalën ndryshim, ajo nënkupton më pak vizitorë që blejnë sende të kushtueshe si firmat Cartier dhe Prada apo që prenotojnë hotele luksoze si “Berverly Hills Wilshire” .

“Grupe më të vogla po vijnë nga Arabia Saudite të cilët kanë familje të mëdha dhe shumë shërbyes me vete, ndaj kufizimi i udhëtimeve ndikon tek punonjësit që ata marrin me vete dhe grupet po tkurrren.”

Fuqizimi i dollarit po ashtu po bën që turistët të shkojnë në Evropë ku paraja e tyre ka fuqi blerëse.

“Euroja është më e dobët. Kushton më lirë të shkosh në Francë dhe të bleshë produkte dhe sëerbime ku gjenden qendrat e produkteve luksoze, ndaj edhe kjo duhet të kihet parasysh.”

Por nuk janë vetëm vizitorët nga Lindja e Mesme. Turizmi kinez, burim kryesor në Kaliforninë jugore, po ashtu ka pësuar rënie nga qytete si Pekini dhe Shangai.

“Po ndodhin shumë gjëra. Kemi mjedisin politik dhe dollarin e fuqishëm. Kemi zhvillimet në Katar, Emirate dhe Arabinë Saudite. Të gjitha këto sëbashku ndikojnë tek biznesi.”

Por rritja e turizmit të brendshëm po ndihmon nga pak.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushqimi në një spital japonez bëhet hit, njerëzit lëndohen…

Kështu siç e lexuat. Tani ëndrra e njerëzve është të ushqehen si...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.