Kujdes! Mos e përdorni sherbelën nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Sherbela është disi e sigurt kur përdoret në ushqime. Është ndoshta e sigurt kur merret nga goja ose aplikohet në lëkurë në sasi mjekësore
për një kohë të shkurtër (deri në 4 muaj).
Ajo mund të jetë e sigurt edhe nëse merret nga goja në doza të larta ose për një kohë më të gjatë. Disa lloje të sherbelës (Salvia officinalis)
përmbajnë një përbërës të quajtur “thujone”, që mund të bëhet shkak për helmim nëse e teproni me të. Ky përbërës mund të shkaktojë
dëmtime në mëlçi dhe sistemin nervor. Sasia e këtij përbërësi ndryshon sipas llojit të bimës, kohës së korrjes, kushteve të rritjes dhe faktorë
të tjerë.
Nga ana tjetër, sherbela mund të kundërveprojë me disa ilaçe të caktuara, prandaj duhet të keni kujdes nëse po mjekoheni me këto ilaçe.
Mjekimet për diabetin (ilaçet kundër diabetit) kundërveprojnë me sherbelën, shkruan shëndeti.
Sherbela mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Mjekimet për diabetin përdoren gjithashtu për të ulur këto nivele. Nëse i përdorni të dyja
njëkohësisht, mund të ulen nivelet më shumë seç duhet. Monitoroni sheqerin në gjak me kujdes. Mund të duhet të ndryshohet doza e ilaçeve
për diabetin (sigurisht me aprovimin e mjekut).
Mjekimet e përdorura për të parandaluar krizat epileptike kundërveprojnë me sherbelën
Ilaçet e përdorura nga njerëzit që vuajnë nga epilepsia ndikojnë tek substancat kimike në tru. Nëse i përdorni këto ilaçe njëkohësisht me
sherbelën, mund të ulet efikasiteti i tyre në parandalimin e krizave.
Mos humbisni: Sherbela, vetitë e panjohura të bimës kurative
Ilaçet kundër depresionit kundërveprojnë me sherbelën

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitja e milionave në Rinas, policia zbardh kronologjinë e ngjarjes

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për grabitjen spektakolare të parave në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.