Kujdes nga celulari, ai dëgjon dhe regjistron çdo bisedë që bëni në shtëpi, zyre apo kafe

Nuk është një paranojë, është e vërtetë që smartfoni juaj dëgjon gjithçka që ju thoni duke i përdorur bisedat tuaja private për qëllimin e reklamave, ky është paralajmërim nga eksperti i sigurisë kibernetike.

Për vite me radhë përdoruesit e smartfonëve janë ankuar duke e parandjerë që pajisja e tyre po regjistron çdo fjalë të tyre, madje edhe kur e kanë në xhepin e tyre.

Shumë kanë rrëfyer histori të ngjashme që teksa kanë qenë duke biseduar rreth një produkti ose shërbimi me miqtë e tyre, në kohë rekord rreth të njëjtës temë u janë shfaqur reklama në rrjetet e tyre sociale. Sipas një studiuesi, këto reklama të çuditshme nuk janë thjesht rastësi dhe telefoni juaj dëgjon rregullisht atë që thoni.

Nuk dihet saktësish se si ndodh kjo, por studiuesi pretendon se kjo teknikë është krejtësisht ligjore dhe është e mbuluar edhe në kushtet e marrëveshjeve të përdoruesve të celularëve tuaj. Megjithatë është pohuar se fjalët kyçe dhe fraza që shënjojnë produkte marketingu përdoren duke u transmetuar tek palët e treta, te cilat kanë lidhje me Twitter, Facebook, Instagram e me radhë dhe u paraqesin përdoruesve reklamat për të cilët ata kanë folur.

Dr. Peter Henway, një konsulent i lartë i sigurisë për firmën e sigurisë në internet, Asterisk thotë: Kohë pas kohe, copëzat e audios kthehen në serverat [si aplikacionet si Facebook], por nuk ka kuptim zyrtar se cilët e shkaktojnë këtë. Nëse është koha ose vendndodhja, ose përdorimi i funksioneve të caktuara, [aplikacionet] me siguri e kanë marrë atë leje. Të gjitha brendet e aplikacioneve i dërgojnë këto të dhëna në formë të koduar, kështu që është shumë e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë.”

Shënuesit elektronikë, të njohura si cookies, përdoren nga faqet e internetit për të mbledhur informacion mbi aktivitetin online të përdoruesve, të cilat më pas u kalojnë reklamuesve për të përshtatur reklamimin dixhital për shijet dhe interesat e individëve. Ndërsa përgjimi i bisedave është një gjë tjetër që ka ngritur debat mbi cënimin e privatësisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Policia e Kosovës: Autorët, të panjohur. Vijojnë hetimet

    Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviç ka tashmë edhe një...
Read More