Kujdes vijat e bardha në Tiranë

Ndërsa nata mbuloi qytetin, punonjësit e Bashkisë së Tiranës ishin në punë për të riparuar sinjalistikën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të rritur sigurinë për qytetarët.

vijat e bardha 1

Picture 1 of 6

Duke shfrytëzuar qarkullimin e pakët të automjeteve në orët e vona të natës dhe kur shumë prej qytetarëve janë larguar për pushime pranë detit, ndërmarrjet e Bashkisë kanë nisur punën për të rikonstruktuar rrugët apo sinjalistikën e nevojshme në qytet.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të realizuara në orët e para të mëngjesit, vijat e bardha janë bërë tërësisht nga e para, ndërkohe që mesazhi I Bashkisë për të gjithë drejtuesit e automjeteve është që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e kalojnë limitin prej 30 km/ orë brenda qytetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Selena konfirmon bashkimin me Justin Bieber, flet për ndarjen me The Weeknd

Selena Gomez më në fund ka konfirmuar ribashkimin me dashurinë e saj...
Read More